SHURUP HERBIFIT LIKEN ISLANDEZ 200 ml

Vetitë dhe qëllimi: Shurupi Herbifit i likenit islandez është një produkt dietik, i cili përdoret për acarimin e mukozës së fytit në kollën e thatë, si dhe për inflamacionin e zgavrës së gojës dhe të fytit. Likeni islandez përmban substanca të hidhura dhe një sasi të konsiderueshme të polisaharideve të tretshme në ujë që kanë veti mukolitike. Këto substanca veprojnë së bashku për të reduktuar refleksin e kollës.

Përbërësit:Shurupi Herbifit i likenit islandez përmban 5% dekokt të likenit islandez (Cetraria islandica L., Parmeliaceae – Lichenes)

Përbërës të tjerë: saharozë, benzoat natriumi (konservues) dhe aromë portokalli

Dozimi dhe mënyra e përdorimit: Të rriturit 15 ml tri herë në ditë, fëmijët e shkollave të ulta 5 ml tre herë në ditë dhe foshnjat 2,5 ml tre herë në ditë.

Ruajtja: Të ruhet në temperaturë deri në 25 ºC, të mbahet largë nga kontakti me fëmijët. Shkundni shishen përpara përdorimit.