MEDIFIT BABY SPRAY ME 5% PROPOLIS

Vetitë dhe qëllimi: Medifit baby është një produkt joalkoolik për fëmijë që përmban 5% propolis i cili përdoret për mbrojtjen dhe rikuperimin e mukozave të fytit dhe zgavrës së gojës. Përdoret për ftohjet dhe gripin, infeksionet bakteriale të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, sinusitin, rritjen e sekretimit të mukozës së hundës. Medifit baby mund të përdoret në mënyrë parandaluese në proceset inflamatore të veshit, fytit, hundës, zgavrës së veshit, rrugëve të sipërme të frymëmarrjes si dhe për të mbrojtur trupin nga infeksionet bakteriale para dhe gjatë terapisë me antibiotikë.

Përbërja: Medifit baby me propolis përmban 5% lëndë të thatë propolisi të tretur në makrogol.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit: 2 herë në ditë nga një  spërkatje në zgavrën e gojës. Produkti nuk është i destinuar për personat që janë të ndjeshëm ndaj ndonjë përbërësi dhe fëmijët nën 7 vjeç.

Paketimi: Shishe qelqi 20 ml me spërkatës

Ruajtja: Të ruhet në temperaturë deri në 25 ºC,të mbahet largë nga kontakti me fëmijët.