MAGNEZIUM RAPID SPREJ

Vetitë dhe qëllimi: Magnezi është një mineral thelbësor, i nevojshëm për funksionimin e duhur të sistemit nervor, zemrës, qarkullimit të gjakut dhe muskujve. Magnezi redukton tensionin nervor dhe stresin, ndihmon në pagjumësi, dhimbje koke, nervozizëm, ankth. Relakson muskujt, zvogëlon lodhjen, lehtëson ngërçet dhe dhimbjet. Spreji Magnesium Rapid DONVAS® përmban klorur magnezi, i cili përthithet shpejt përmes lëkurës. Prania e vajrave esenciale të livandës dhe nenexhikut kontribuon në një ndjenjë të rehatshme të relaksimit të muskujve dhe përmirësim të përcjelljes nervore.

Përbërësit: klorur magnezi, vaj esencial livando, vaj esencial nenexhik, ujë, benzoat natriumi.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit: Spreji spërkatet në lëkurë të pastër, disa herë në ditë, me fërkim të butë derisa të përthithet plotësisht dhe lihet të veprojë. Shkundni para përdorimit. Rekomandohet për sportistët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna.

Paketimi: 120 ml

Ruajtja: Të ruhet në temperaturë deri në 25 ºC,të mbahet largë nga kontakti me fëmijët.