
Vetitë dhe qëllimi: D-mannURO është një produkt dietik, një suplement dietik që përdoret në infeksionet e traktit urinar. D-manoza, si përbërës kryesor i këtij preparati është një sheqer që ndihmon në parandalimin dhe eliminimin e simptomave të infeksioneve të traktit urinar dhe fshikëzës. Shkaku më i zakonshëm i infeksioneve të traktit urinar është Escherichia coli. D-manoza vepron duke u lidhur me qelizat bakteriale dhe në këtë mënyrë i pengon ato të lidhen me muret e fshikëzës, duke rritur ekskretimin e tyre në urinë.
Përbërësit: një qese përmban 2 g D-manozë, 0,1 g ekstrakt boronicë, rrënjë panxhari pluhur, dioksid silikoni, aromë boronicë dhe sukralozë.
Paketimi: 13 qese.
Dozimi dhe mënyra e përdorimit:
– tek fëmijët nga 3 deri në 6 vjeç, gjysmë qeske tretet në 100 ml ujë një herë në ditë, për 7 ditë.
– për fëmijët nga 6 deri në 12 vjeç, një qese tretet në 200 ml ujë një herë në ditë, për 7 ditë.
– për të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç, një qese tretet në 200 ml ujë dy herë në ditë për një periudhë 3-ditore, pastaj vazhdoni të tretni një qese në 200 ml ujë një herë në ditë, 7 ditë.
Produkti merret në stomak bosh dhe në fshikëz të zbrazët. I përshtatshëm për diabetikët dhe gratë shtatzëna.
Ruajtja: Të ruhet në temperaturë deri në 25 ºC, të mbahet largë nga kontakti me fëmijët