
Vetitë dhe qëllimi: Shurupi i trumzës Herbifit është një produkt dietik, i përdorur si një bronkospazmolitik dhe ekspektorant që redukton spazmat e muskujve të lëmuar në rrugët e frymëmarrjes, gjë që lehtëson ekspektorimin e sekrecioneve bronkiale. Për shkak të përmbajtjes së timolit në përbërjen e tij, ai ka një efekt të butë antiseptik. Shurupi i trumzës rekomandohet për kollën e shoqëruar me sekrecione të bollshme.
Përbërësit: 100 g shurup Herbifit trumze përmban 1 g tinkturë timus dhe 2 g ekstrakt aguliçe
Përbërës të tjerë: saharozë, benzoat natriumi, ujë i pastruar, ekstrakt ujor-alkoolik i vajit esencial të anasonit dhe klorur amoniumi
Dozimi dhe mënyra e përdorimit: Të rriturit 15 ml tri herë në ditë, fëmijët e shkollave të ulta 5 ml tre herë në ditë dhe foshnjat 2,5 ml tre herë në ditë.
Ruajtja: Të ruhet në temperaturë deri në 25 ºC, të mbahet largë nga kontakti me fëmijët. Shkundni shishen përpara përdorimit.