ÇAJ KAMOMILI

Vetitë dhe qëllimi: Bartës i vetive shëruese të kamomilit është vaji esencial i tij, përbërësi kryesor i të cilit është azuleni. Veprimin e vajit eterik e plotësojnë rrëshirat, substancat e hidhura, taninet,gomat dhe disa përbërës të tjerë që gjenden në lulen e kamomilit, për shkak të të cilave lulja ka një veprim kompleks. Çaji i kamomilit ka një efekt qetësues në mukozën e stomakut, zvogëlon ngërçet dhe ndihmon me fryrjet, dhimbjet në stomak dhe zorrët. Kamomili qetëson inflamacionin në zgavrën e gojës dhe sistemin tretës, si dhe rekomandohet për shpëlarjen e plagëve.

Përbërësit: lule kamomili

Dozimi dhe mënyra e përdorimit: një qese filtri tretet në 200 ml ujë të valuar,lihet të qëndrojë 5-10 minuta, më pas pihet i freskët dhe sipas dëshirës mund të ëmbëlsohet.

Paketimi: 20 qese filtri 1.5 g

Ruajtja: Të ruhet në temperaturë deri në 25 ºC, në vend të thatë